Freiburg i dorëzohet Leipzigut, vetëm barazim për Unionin:, buzëqesh

Në Red Bull Arena, në ndeshjen e rangut të lartë, Leipzig mposht Freiburgun me rezultatin 3-1. Skuadra e Streich shembet dhe humbet shansin për të qëndruar i lidhur me Bayern. Ndeshja zhbllokohet vetëm në pjesën e dytë: brenda dy minutave vendësit gjejnë avantazhin e dyfishtë me Simakan (55′) dhe Nkunku (56′). Dhjetë minuta më vonë shkurtohet diferenca për skuadrën e Freiburg, Kubler në minutën e 66-të. Leipzigu nuk dorëzohet dhe fiton një penallti: Forsberg i futur nga pankina nuk gabon nga njëmbëdhjetë metra dhe firmos golin e tretë për mikpritësit. Freiburg i bashkohet Union Berlin me 27 pikë.
Union Berlin u bllokua duke barazuar 2-2 në shtëpi me Augsburg. Becker hapi rezultatin në minutën e 7-të për berlinezët, por festa nuk zgjati sepse Niederlechner barazoi në minutën e 8-të. Kevin Behrens nxjerr përpara Unionin në minutën e 22-të. Mirëpo mysafirët nuk dorëzohen dhe në minutën e 39-të Florian Niederlechner firmos dopietën e tij personal. Në pjesën e dytë situata nuk ndryshon, edhe nëse ka shumë mundësi për të dyja skuadrat. Përfundon 2-2.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




