Frika ndaj sanksioneve ruse rrit çmimin e naftës

Botë | 5 vite më parë

Çmimet e naftës Brent u rritën sërish këtë të martë me më shumë se 126 dollarë për fuçi, pasi frika e sanksioneve zyrtare kundër eksporteve ruse të naftës nxiti shqetësimet për disponueshmërinë e furnizimit. Çmimi është rritur për 24 orë me 2,49% për fuçi. Gjithashtu janë rritur edhe çmimet e naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor  me 1,92%, per fuçi. 
Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës në botë dhe dërgon rreth 7 milionë fuçi në ditë të naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës së bashku. Me të gjitha sanskionet e ndërmarra kundër Rusisë që prej fillimit të luftës në Ukrainë një pjesë shtetesh Europiane nuk kanë rënë dakort me enmbargon për energjinë. 
Gjermania, blerësi më i madh i naftës bruto ruse, ka qenë ndër zërat më të fortë kundër embargo së energjisë. Zëvendësimi i sasive të mëdha të karburantit dhe naftës ruse në treg kanë ngritur shqetësime për ofertën për tregtarët e naftës, duke nxitur rritjen e çmimeve . Një zyrtar i lartë amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, i tha agjencise Reuters se akoma nuk ishte marrë asnjë vendim përfundimtar, per emgargon e enrgjise por “ka të ngjarë qe SHBA te mbetet te vetme ne keto sankioneve . Nëse të gjitha eksportet e naftës ruse do të bllokoheshin nga tregjet globale, analistët kanë thënë se çmimet mund të rriten në 200 dollarë për fuçi, ndërsa zëvendëskryeministri rus tha se nafta mund të rritet në më shumë se 300 dollarë.
“Nuk ka asnjë kapacitet në botë për momentin që mund të zëvendësojë 7 milionë fuçi eksporte,” u tha gazetarëve Mohammad Barkindo, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) në një konferencë të industrisë në Hjuston. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme