Frikë në Itali për “Medicane”, cikloni po transformohet në një uragan

Botë | 5 vite më parë

“Medicane” ngjall frikë në Itali. Cikloni që gjunjëzoi provincën e Katanias, duke shkaktuar 3 viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale që duhet të vlerësohen, po transformohet në uragan.

Sipas parashikimeve të ekspertëve italianë, pikun do ta arrijë gjatë të premtes në zonën e Katanias dhe më pas do të zhvendoset me shpejtësi drejt Kalabrisë. Cikloni që preku tokën disa ditë më parë, shkaktoi përmbytje të mëdha në zonë, duke kthyer rrugët në lumenj.

Ekspertët theksuan se janë regjistruar reshje të mëdha shiu në disa orë, të cilat parashikoheshin të binin brenda një viti.

Ndërkohë, Prefektura e Katanias kërkoi dhe ndërhyrjen e ushtrisë italiane në mbështetje të qytetarëve të dëmtuar. Kësaj thirrjeje i është përgjigjur menjëherë Ministria e Mbrojtjes, që ka dërguar trupa dhe mjete në zonë për të pastruar rrugët dhe banesat nga mbetjet që erdhën si pasojë e vërshimeve të ujit.

Ndërkohë, në krah të Italisë është rreshtuar edhe Bashkimi Europian, që ofron ndihmë me anë të satelitëve dhe për këtë ka aktivizuar shërbimin e menaxhimit të emergjencave të Copernicus./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme