Fshati Rroms mungesë të infrastrukturës, banorët: Nuk kemi rrugë, ujë dhe as urban, jemi të humbur

Mungesa e infrastrukturës prej më shumë se 30 vitesh është kthyer një problem për banorët e fshatit Rroms në Bashkinë e Mallakastrës.
Në një gjatësi prej 6 km që nga fillimi i autostradës e deri në fund të fshatit i gjithë segmenti rrugor është i amortizuar, plot me gropa të cilat janë kthyer në makth të vërtetë në përditshmërinë e banorëve por edhe për drejtuesit e automjeteve.
Banorët shprehen plot indinjatë se në këtë fshat me me shumë se 300 familje mungojnë të gjitha shërbimet me bazike duke filluar nga rruga, uji i pijshëm, mungesa e mjekut në qendrën shendëtësore, mungesa e shërbimit urban, dhe një serë problematikash të cilat ua vështirësohen se tepërmi jetesën në përditshmërinë e tyre.
Përballë kësaj situate banorët theksojne se fshati i tyre po braktiset nga dita në ditë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




