“Fshatrat pa drita”, Balla u përgjigjet akuzave: Boshe, qeveria është e përgjegjshme! Jemi aty ku duhet

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla u është përgjigjur akuzave të opozitës se qeveria ka lënë në terr familjet në fshatra. Sipas Ballës, qeveria Rama është e vetmja në rajon që subvencionon energjinë elektrike në atë mënyrë sa opozita nuk e ka menduar kurrë.
Teksa bën një paralelizëm të situatës në të cilën ndodhej Shqipëria para vitit 2013, Balla deklaron se qeveria ka garantuar furnizim 24 orë me ujë të pijshëm nga 8 orë në ditë siç ka qenë në kohën kur opozita sot, ishte në qeveri. Duke e konsideruar qeverinë Rama si më të përgjegjshmen, Balla u shpreh se vendi sot ndodhet pikërisht aty ku duhej të ishte.
“Nga vitit 2005 deri më sot. Nuk e pranoj dot a ka ndonjë ditë që ua kemi dedikuar familjes. Që këto fjalimet populiste që në fshatrat e Shqipërisë nuk ka energji. Duhet të jemi korrekt me ato që komunikojmë me publikun. E vërteta është që në fshatra deri në vitit 2013 nuk ishte zëvendësuar një metër tel transmetues. Thyheshin shtyllat në mes sa binte borë. Po doni të bëjmë llogari sa është investuar 2005-2013 dhe 2013-2021 dhe i krahasojmë. Mos i hyni këtij diskutimi se humbni. Më gjeni, cili nga vendet e rajonit subvencionon energjinë elektrike në këtë mënyrë. 500 mln dollarë nga buxheti janë vënë në dispozicion të kësaj politike.
Luftë Putin, luftë tërmeti, pandemie. Kjo është qeveri e përgjegjshme. Uji i pijshëm. Aty kemi qenë të dy. Si trajtoheshin ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimeve deri në 2013 dhe këtë reformë që është ndërmarrë sot., më në fund po shkohet aty ku duhet. Historia që kishte 60-70 e ca ndërmarrje kanalizimesh me ca drejtora që o zot. E vërteta është që të paktën në katër vitet e fundit reforma e ujësjellës kanalizimeve është model. Po garantojmë investime, që për 4 vitet e fundit në shpërndarjen e ujit të pijshëm është më e madhe se të 26 viteve të tjera të marra së bashku. Dhe rezultatet e kësaj reforme janë të thjeshta. Ky transformim total nga 8 orë ujë në ditë në 20…. 24 orë me një ujë që merret në lartësinë 1500 metra. Ajo që po ndodh është që cilësia e shërbimit në qytete po e çojmë dhe në cilësi shërbimi në fshatra. Qasja me 384 njësi që je në fshat vri veten se qeveria s’të sjell asgjë, është qasja juaj dhe prandaj jeni aty ku do rrini gjatë. Bujqësia sot është në nivel tjetër. Prodhon në 12 muajt e vitit”, tha Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




