Fundi i një epoke, Hans-Joachim Watzke largohet nga Dortmund

Gjermani | 3 vite më parë

Borussia Dortmund po përgatitet që të përshëndesë një nga figurat institucionale më të rëndësishme të klubit. Hans-Joachim Watzke, CEO aktual i klubit verdhezi, ka deklaruar se do të largohet nga posti i tij në vjeshtën e vitit 2025.

“Nuk do të rinovoj më kontratën time. Do të largohem nga drejtimi në vjeshtën e vitit tjetër”, ka thënë sot Watzke. Lajmi i publikuar fillimisht nga “Sky Sports DE” është konfirmuar edhe nga vetë klubi, që ka bërë një njoftim në bursë.

Watzke ka patur një rol të rëndësishëm te Borussia Dortmund që nga viti 2001. Fillimisht ka qenë drejtor i financave të klubit, më pas administrator i deleguar. Watzke është një figurë e njohur në futbollin gjerman, pasi ka është edhe zëvendës-president i federatës dhe president i këshillit mbikqyrës së Ligës gjermane të futbollit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme