Fury replikon me Joshua: 6 raunde? E hedh në tapet që në të parin

Pas deklaratës së Anthony Joshua, që tha se e mposht Tyson Fury brenda raundit të 6-të, ka ardhur reagimi i këtij të fundit. Fury, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC, tha se atij i mjafton një raund për të mposhtur patriotin e tij.
“Unë mund ta mposht Joshua që në raundin e parë”, shkruan Fury në rrjetet sociale. Palët kanë kohë që po punojnë mes tyre për të organizuar në vitin 2021 një sfidë në peshën e rëndë mes dy kampionëve të botës (Joshua mban titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO).
Fury, i pamposhtur (30 fitore e 1 barazim), pritet të zhvillojë sfidën e tretë ndaj Deontay Wilder, po këtë vit. Ndërsa Joshua, 23 fitore e 1 humbje në karrierë, pritet të duelojë në fund të këtij viti ndaj bullgarit Kubrat Pulev.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




