Fushata e Presidentit Trump kërkon ndaljen e numërimit të votave në Miçigan

Botë | 6 vite më parë

Fushata e Presidentit Trump, tha të mërkurën pasdite se kishte ngritur padi gjyqësore që kërkon të ndalë numërimin e votave në Miçigan, pasi, sipas saj, nuk i ishte dhënë qasje e mjaftueshme në vendet e numërimit të votave për të vëzhguar hapjen e kutive të votimit.

“Ne kemi ngritur padi sot në Gjykatën e Kërkesave të Miçiganit për të ndaluar. Ne gjithashtu kërkojmë të rishikojmë ato fletëvotime të hapura dhe të numëruara ndërsa nuk kemi pasur qasje kuptimplotë,” thuhet në deklaratë.

Kandidati Biden kryeson me 45,000 vota nga më shumë se 5 milion të hedhura në Miçigan.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme