Futbolli 9×9: Vila L fiton Superkupën, mund në finale Kastriotët

Futboll Vendi | 2 vite më parë

Vila L fitoi Superkupën e futbollit amator 9×9, pasi mundi në finale Kastriotët me rezultatin minimal 1-0. Në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e djeshme në “Shtëpinë e Futbollit”, u zhvillua një përballje shumë e fortë mes dy skuadrave më të mira të sezonit të kaluar; Vila L – skuadra kampione e edicionit 2023-2024 dhe Kastriotët – kampioni i FSHF Cup.

Goli i fitores nga skuadra e Vila L u shënua në minutën e 48-të me anë të Mersinit, i cili realizoi një gol spektakolar nga jashtë zonës, duke vulosur finalen e Superkupës.

Ky ishte trofeu i parë i sezonit të ri në futbollin amator. Më 23 shtator do të nisë edhe edicioni i gjashtë i kampionatit të futbollit amator “Sunday League Albania”, që pritet të dhurojë emocion dhe spektakël gjatë gjithë sezonit.

Në përfundim të finales së Superkupës u organizuar edhe ceremonia tradicionale për dorëzimin e trofeut. I pranishëm ishte Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili i dorëzoi kupën dhe medaljet ekipit fitues Vila L.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme