G20 – 100 miliardë dollarë kontribute vullnetare ndihmë për vendet në zhvillim

G20 u zotua të japë 100 miliardë dollarë për vendet e cënueshme nga shuma globale prej 650 miliardë dollarësh e të drejtave speciale të tërheqjes (SDR) të lëshuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia, sipas draftdeklaratës përfundimtare për shtyp.
“Ne mirëpresim premtimet e fundit me vlerë rreth 45 miliardë dollarë si një hap drejt një ambicieje totale globale prej 100 miliardë dollarësh në kontribute vullnetare për vendet më në nevojë”, thanë liderët e G20-s.
Vendet e G20-s, që deri më tani nuk kishin rënë dakord në lidhje me një shumë për t’u derdhur për vendet në zhvillim, po ndjekin hapat e liderëve të G7-s, të cilët kishin vendosur tashmë si objektiv shumën prej 100 miliardë dollarësh për t’u rishpërndarë në veçanti në kontinentin afrikan.
SDR-të shpërndahen sipas kuotave të çdo vendi në FMN, pra me pak fjalë, më e madhja shkon për vendet më të pasura.
Në letër, Afrika do të përfitonte vetëm 34 miliardë dollarë, nga ku ideja e disa vendeve të zhvilluara për të dhuruar pjesën e tyre për më të rrezikuarit./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




