G7 dënon luftën ‘brutale’ të Rusisë

Imazhet “përhumbëse” të trupave të torturuar, ekzekutimet e dukshme dhe raportet e dhunës seksuale “tregojnë fytyrën e vërtetë të luftës brutale të Rusisë” kundër Ukrainës, ka thënë G7 raporton BBC.
Ministrat e Jashtëm të secilit prej vendeve të G7 (Grupi i Shtatë) lëshuan një deklaratë të përbashkët pas takimit me homologun e tyre ukrainas, Dmytro Kuleba.
Grupi tha se “masakrat” në qytetin e Bucha-s dhe zona të tjera ukrainase që kanë qenë nën pushtimin rus, do të renditen si shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar.
Ai paralajmëroi Rusinë kundër çdo “abuzimi të mëtejshëm flagrant” të ligjit, duke i bërë thirrje presidentit Vladimir Putin të lejojë punonjësit humanitarë në zonat e konfliktit për të ofruar ndihma dhe për të evakuuar në mënyrë të sigurt civilët.
Grupi shtoi se ishte gati t’u jepte forcave të armatosura të Ukrainës më shumë para dhe pajisje ushtarake për t’u mbrojtur.
G7 është një organizatë e shtatë ekonomive më të mëdha në botë të ashtuquajturat “të avancuara”, të cilat dominojnë tregtinë globale dhe sistemin financiar ndërkombëtar. Ato janë Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.
Rusia u bashkua në 1998, duke krijuar G8, por u përjashtua në 2014 pas marrjes së Krimesë nga ana e saj.
Ajo ka mohuar që forcat e saj të kenë kryer mizori në Bucha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




