Gaethje synon Khabib dhe titullin

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Ali Abdelaziz, menaxheri i kampionit të botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse Khabib Nurmagomedov, u shpreh se sfidanti i rusit në eventin UFC-254, amerikani Justin Gaethje, ka refuzuar një duel ndaj Conor McGregor vetëm që të duelojë për titullin kampion. Sipas Abdelaziz, Gaethje iu propozua një sfidë ndaj irlandezit në tetor, por refuzoi.

“Justin tha JO kur iu kërkua të duelojë ndaj McGregor në tetor. Edhe ne ia kërkuam këtë gjë, të duelojë fillimisht ndaj irlandezit, por ai dëshiron të përballet me Khabib, të duelojë për titullin”, tha Abdelaziz. Dueli mes Khabib dhe Gaethje do të zhvillohet më 20 tetor, në eventin UFC-254, ku do të unifikohen titujt kampionë bote në peshën e lehtë (ende nuk është përcaktuar vendi).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme