Gara për kreun e PD, Berisha nga Fieri: Basha vendosi autokracinë, demokratët rikthyen votën e lirë

Politikë | 4 vite më parë

Sali Berisha ka vijuar në Fier fushatën e tij elektorale për kreun e PD-së. Berisha tha se me rikthimin e tij autokracia në parti ka marrë fund. Teksa akuzoi Lulzim Bashën se me urdhër të tij bëheshim emërimet dhe shkarkimet, Berisha shton se tashmë demokratët kanë mundur të rikthejnë votën e lirë dhe të krijojnë opozitën e vërtetë.

“Në një moment kur realisht do përcaktohej ekzistencën ose jo të një opozite të vërtetë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në një rrugë të vështirë të pazakontë dhe të pa ndodhur ndonjëherë, demokratët e Fierit në një proces demokratik, në vlerësimin tim një revolucion i vërtet, ja dolën të dalin përpara shqiptarëve si një opozitë e vërtetë, e vendosur për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë. Ai mori vendime që nuk bëhet demokracia. Nuk i marrin as partitë marksiste leliniste. Kështu që ngritja juaj në këmbë, nuk ishte asgjë tjetër përveçse një betejë kundër autokracisë për të rivendosur normat demokratike. Ishte një betejë mes legjitimes dhe jo legjitimes. Nuk ka betejë më të rëndësishme për një shoqëri të lirë. Nëse duam të jemi të lirë, duhet të zbatojmë ligjet. Lëshonte komunikata, shkarkohej ky e ai, gjithçka bëhej në mënyrë të paligjshme. Kurse ne u ngritëm kundër këtij arbitrariteti, kundër këtij ilegjitimiteti dhe çdo gjë që bëjmë deri sot e bëmë bazuar në votën e lirë”, tha Berisha.

Më 14 maj edhe kandidati tjetër përballë Sali Berishës për kreun e PD-së, Ibsen Elezi nisi fushën në Kukës  ku tha se nëse ai zgjidhet në krye të partisë nuk do ketë bashkëpunim me LSI-në dhe Ilir Metën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme