Gara për Senatin në SHBA, 3 shtetet kyçe që do të përcaktojnë se kush do ta kontrollojë

Me fitoren e republikanit, Ron Johnson, në Wisconsin, beteja për kontrollin e Senatit tashmë është “në fije të perit“. Të gjithë i kanë drejtuar sytë nga tre garat e mbetura që po zhvillohen për Senatin, të cilat do të përcaktojnë nëse demokratët do të ruajnë kontrollin në dhomën e lartë të Kongresit, apo republikanët do të marrin kontrollin e saj.
Në Arizona, demokrati Mark Kelly ka një avantazh të lehtë ndaj rivalit Blake Masters të nominuar nga Donald Trump, megjithëse deri tani vetëm 69% e votave janë numëruar.
Në Nevada, republikani Adam Laxalt, është në epërsi ndaj rivalit të tij demokrat, Catherine Cortez Masto, me 80% të votave që janë numëruar.
Por e panjohura më e madhe duket se mbetet Gjeorgjia, ku kandidati republikan, Herschel Walker dhe demokrati Raphael Warnock, janë thuajse të barabartë, kur janë numëruar rreth 49% e votave.
Duket se në këtë shtet jugor do të zhvillohen sërish zgjedhje në dhjetor, për shkak të balotazhit, pasi në Gjeorgji një kandidat duhet të sigurojë më shumë se 50% të votave për të fituar që në raundin e parë. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




