Garland emëron një prokuror special për të hetuar dokumentet e Biden

Botë | 4 vite më parë

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland, caktoi të enjten një këshilltar special për të hetuar praninë e dokumenteve me shenja të klasifikuara, të cilat u gjetën në shtëpinë e Presidentit, Joe Biden në Wilmington, Delaware, dhe në një zyrë në Uashington.

Njoftimi për këtë emërim pason pranimin nga Biden sot në mëngjes se një dokument me shenja të klasifikuara nga koha e tij si zëvendës president, u gjet në bibliotekën e tij personale, së bashku me dokumente të tjera të gjetura në garazhin e tij. 

Garland tha se avokatët e Biden informuan Departamentin e Drejtësisë të enjten në mëngjes për zbulimin e një dokumenti të klasifikuar në shtëpinë e presidentit, pasi agjentët e FBI-së morën për herë të parë në dhjetor, dokumente të tjera nga garazhi. Të hënën u zbulua se dokumente të ndjeshme u gjetën në zyrën e ish-institutit të tij në Uashington.

Robert Hur, ish-prokurori amerikan i emëruar nga Trump në Maryland, do të drejtojë hetimin, bashkë me prokurorin e lartë të Departamentit të Drejtësisë në Çikago, John Lausch, i cili më parë ishte caktuar nga departamenti për të hetuar çështjen dhe që i rekomandoi Garland javën e kaluar që të caktonte një hetues të posaçëm. Hur do të fillojë së shpejti punën e tij. Apnews

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme