Gati 3 pallatet e para tek “5 Maji”, Veliaj thirrje familjeve të nënshkruajnë kontratën

Sociale | 5 vite më parë

Vetëm pak ditë na ndajnë nga përfundimi i pallateve të para në lagjen “5 Maji” në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh entuziast për familjet e para që do të marrin në dorë çelësat e shtëpive të reja dhe nata e Vitit të Ri 2022 do t’i gjejë në apartamentet e tyre, të ndërtuara me standardet dhe firmën e arkitektit të njohur Stefano Boeri.

Ai u ka bërë familjeve që ende nuk kanë nënshkruar kontratën me Bashkinë e Tiranës,  për të marrë apartamentin e ri nga Programi i Rindërtimit, ta hedhin këtë hap.

Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të marrë përsipër administrimin e pallateve, derisa banorët të kenë mundësi të organizohen si komunitet për të zgjedhur administratorin e tyre.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme