Gati 800 mijë të huaj vizituan Shqipërinë në prill, kryesojnë europianët

Ekonomi | 2 vite më parë

Instituti i Statistikave publikoi raportin “Lëvizjet e shtetasve”. Sipas tij rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori.

Sipas raportit gjatë muajit prill Shqipërinë e vizituan gati 800 mijë të huaj. Kjo është një rritje prej rreth 30 përqind krahasuar me prillin e vitit 2023.  Numri më i lartë i hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 753.973 vizitorë.

Sipas INSTAT-it, rreth 30,6 % e të huajve që vizituan vendin deklaruan se vijnë për qëllime pushime apo vizitë tek të afërm, ndërsa 57,4 % për biznes dhe qëllime profesionale.

Gjithnjë sipas raportit në muajin prill 2024, 613.196 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 8.8 %, krahasuar me prill 2023.

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme