Gaza, familja shqiptare i shpëton ferrit të luftës, Hasani: Riatdhesimi ishte operacion sfidues

Një familje shqiptare i ka shpëtuar ferrit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza. Familja është riatdhesuar nga Gaza, ku prej më shumë se një muaji është kthyer në qendër të luftimeve të përgjakshme mes militantëve të Hamasit dhe ushtrisë izraelite.
Lajmi për riatdhesimoin e familjes shqiptare është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani, i cili, në rrjetet sociale, shkruan se një pjesë e kësaj familje erdhi në atdhe në fillim të muajit, ndërsa tani i është bashkuar edhe pjesa tjetër.
“Më në fund, Eiadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur u larguan nga Gaza dhe do t’i bashkohen pjesës tjetër të familjes që ka mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji. Operacioni sfidues përfundoi me sukses sot në mesditë, falë bashkëpunimit të diplomatëve tanë në Tel Aviv dhe Kajro, si dhe ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit. Mirënjohje të gjithë kolegëve të përfshirë në këtë proces”, informon ministri i Jashtëm shqiptar, Hasani.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




