Gazetarja Çaushi: Në Tik-Tok po bëjnë namin duke fituar para nga fjalori i pisët

Gazetarja Krisa Çaushi ka deklaruar në studion e emisionit “3D” në RTSH1 lidhur me problemet që sjellin rrjetet sociale se personazhe të cilët shajnë dhe ofendojnë po marrin shumë para dhe janë shumë të ndjekur. Gazetarja theksoi gjithashtu se sharjet dhe ofendimet agravojnë me një fjalor të pisët.
“Këto personazhet e famshëm e Tik-Tok-ut po bëjnë namin me lek, janë vet njerëzit gjithashtu që hyjnë “live” dhe japin dhurata por që konvertohen në para dhe arsyeja pse këta sillen në këtë lloj forme kanë një fjalor të pisët, agravojnë me sharje, me ofendime mes njëri tjetrit. Me anë të këtij fjalori që ata kanë, ata tërheqin më shumë audiencë dhe njerëzit i shikojnë kaq shumë”, tha Krisa Çaushi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




