Gazprom mbyll tubacionet e gazit që kalojnë përmes Polonisë

Ekonomi | 4 vite më parë

Gjigandi shtetëror rus i energjisë Gazprom, ka njoftuar se do të ndalojë dërgesat e gazit rus përmes tubacionit Yamal që kalon në Poloni, për Evropën. Vendimi erdhi pas sanksioneve që Kremlini vendosi për disa kompani. Përfaqësuesi i Gazprom tha se sanksionet përfshijnë EuRoPol Gaz, e cila zotëron seksionin polak të tubacionit të gazit Yamal-Evropë.

“Është vendosur një ndalim për transaksionet dhe pagesat në favor të personave nën sanksione, veçanërisht për Gazprom, kjo do të thotë një ndalim i përdorimit të një gazsjellësi në pronësi të EuRoPol Gaz, për të transportuar gazin rus përmes Polonisë,” tha një përfaqësues i Gazprom.

Muajin e kaluar, Gazprom tha se kishte ndërprerë plotësisht furnizimet për kompaninë polake të gazit PGNiG dhe Bulgargaz të Bullgarisë, pasi ata refuzuan të plotësonin kërkesën e Moskës për të paguar në rubla dhe jo në euro ose dollarë.

Tubacioni Yamal kalon nga Rusia përmes Bjellorusisë, Polonisë dhe Gjermanisë. Ai përbën një pjesë të vogël të rrjedhave të gazit rus në Evropë dhe përdorimi i tij ka rënë ndjeshëm që nga fillimi i luftës. Me ndalimi ne furnizimit pritet që çmimi i gazit të kap shifra rekord. 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme