Gazprom njoftoi ulje të furnizimit me gaz, Zelensky: Rusia po shantazhon Evropën! Gjermania: Putin nuk do na ndajë

Evropa duhet t’i përgjigjet “luftës së gazit” të Rusisë duke rritur sanksionet kundër Moskës. Kështu ka deklaruar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, i cili thekson se kjo është e vetmja rrugë kundër kërcënimeve të Moskës.
“Sot dëgjuam kërcënime të reja me gaz për Evropën. Kjo është një luftë e hapur e gazit që Rusia po bën kundër një Evrope të bashkuar”, tha Zelensky, duke iu referuar njoftimit të Gazprom për një shkurtim të ri të furnizimit me gaz në Evropë .
Kompania ruse e energjisë, Gazprom, ka bërë të ditur se do t’i zvogëlojë furnizimet me gaz në Gjermani, për shkak të punimeve në një turbinë në Nordstream 1. Mirëpo, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se kjo gjë përbën vetëm shantazh me gaz kundër Evropës.
Lidhur me njoftimin e Gazprom, BE tha se nuk është në dijeni që të ketë ndonjë arsye teknike për të ndaluar furnizimin me gaz. BE e konsideroi këtë një “hap të motivuar politikisht”.
Edhe Gjermani ka theksuar se pavarësisht vendimit të Gazprom, “BE do i dërgojë një sinjal Putinit se ai nuk do të na ndajë dhe Europa do të jetë e bashkuar”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




