Gazprom paralajmëron të rrisë me 60% çmimet e gazit për Europën

Çmimet evropiane të gazit mund të rriten me 60%, duke shkuar në 4,000 dollarë për 1,000 metër kub këtë dimër, tha këtë të martë Gazprom i Rusisë.
Eksportet dhe prodhimi i kompanisë vijojnë të bien për shkak të sanksioneve perëndimore. Në veçanti, fluksi i gazit natyror nga Rusia ka rënë këtë vit, pasi një tubacion nga Kievi u mbyll pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në shkurt dhe pas një mosmarrëveshjeje mbi pjesë të pajisjeve të gazsjellësit Nord Stream 1 që rezultoi në rritje të çmimeve të gazit natyror.
Sipas vlerësimeve, nëse ky trend vazhdon, çmimet do të kalojnë 4000 dollarë për 1000 metër kub”, paralajmëron Gazprom.
Çmimi i shitjes me shumicë në tregun holandez arriti një rekord prej 335 euro për megavat orë (MWh) në pranverë. Që atëherë ajo ka rënë në 226 € për MWh sot, por mbetet në një nivel shumë më të lartë se vitin e kaluar në të njëjtën kohë, kur ishte 46 € për MWh.
Kievi mbylli një nga rrugët e eksportit të Gazprom në Evropë, ndërsa Gazprom reduktoi rrjedhën në 20% të kapacitetit të gazsjellësit Nord Stream 1 në Gjermani me pretekstin e një mosmarrëveshjeje për pajisjet.
Në përgjithësi, eksportet e Gazprom ranë 36.2% në 78.5 miliardë metra kub midis 1 janarit dhe 15 gushtit dhe prodhimi është ulur 13.2% në 274.8 miliardë metra kub nga niveli i tij në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha kompania shtetërore ruse në një deklaratë./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




