Genc Sejko rizgjidhet Guvernator i Bankës së Shqipërisë

Kuvendi miratoi të enjten me 103 vota pro, Genc Sejkon si Guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Në seancën e sotme plenare Kuvendi miratoi edhe kandidatët për anëtarë të KLGJ-së dhe KLP-së, nga trupa e pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë dhe shkolla e Magjistraturës, edhe pse shumica e kërkuar nuk është arritur.
Me 84 vota pro Ilir Rusi dhe Yllka Rupa u zgjodhën anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndërsa Mirela Bogdani u zgjodh anëtare e Këshillit të larë të Prokurorisë.
Në seancën e sotme plenare Kuvendi miratoi me 107 vota pro projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për kontrollin e dëmit nga sistemet për mbrojtjen antivegjetative në anije”, si dhe projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Organizatën Hidrografikë Ndërkombëtare”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




