Gështenjat e Tropojës drejt certifikimit me standardet më të larta të cilësisë

Ekonomi | 3 vite më parë

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po punon me donatorët që gështenjat e Tropojës të certifikohet me standardet e larta të cilësisë.

Synohet që ajo të konsiderohet një produkt unik që rritet në gjendje të egër me potencial të lartë për të rritur fitimet për banorët e zonës.

Përmes një projekt pilot po vendosen zinxhirë të qëndrueshëm të vlerës së gështenjës në rajonin e Tropojës Veriore, duke ndërhyrë në zbatimin e masave për kontrollin biologjik të dëmtuesve.

Në fokuso do të jetë zona malore e rrethit verior të Tropojës në Shqipëri, që ka mbi 2000 hektarë masiv pyjor gështenjash dhe 70 % e banorëve të zonë sigurojnë të ardhura ekonomike nga ky produkt.

Projekti “Zhvillimi i qëndrueshëm i zinxhirit të vlerës së gështenjës” do të zgjasë nga viti 2023 deri në vitin 2025. 

Nisma synon rigjallërimin e zinxhirit të vlerës së gështenjës, duke përfshirë prodhimin, përpunimin dhe tregtimin e gështenjës, me fokus në zgjerimin e sipërfaqeve të kultivuara dhe pozicionimin e produkteve të gështenjës në tregun rajonal.

Eksportet e gështenjave “Made in Albania” arrijnë çdo vit në mbi 6 mijë tonë, me një vlerë deri në 8 milionë euro.

Çmimi me pakice i gështenjave në varësi të cilësisë varion nga 500 deri 1000 lekë kilogrami. 

/rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme