Gjatë 2013-2014 asnjë mësues ndihmës, në 2020-2021 rezultojnë 1260 të tillë

Sociale | 6 vite më parë

Në sistemin arsimor gjatë 2020-2021 rezultojnë 1260 mësues ndihmës për 4610 fëmijë me aftësi ndryshe.

Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi në vitet 2013-2014 nuk kishte asnjë mësues ndihmës për 2849 fëmijë me aftësi ndryshe teksa në vitet 2020-2021, në sistem figurojnë 1260 mësues ndihmës për 4610 fëmijë me aftësi ndryshe.

Ministrja Kushi thotë se prioritet i institucionit që ajo drejton mbetet gjithëpërfshirja.

“Prioritet madhor i MASR është gjithëpërfshirja! Në këtë kuadër, që prej prezantimit për herë të parë të mësuesit ndihmës në sistemin arsimor parauniversitar në vitin 2013, nuk kemi ndalur në asnjë moment objektivin tonë të përforcimit së figurës së tij”, shprehet Kushi.

“Që prej dhjetorit 2019, arsimi special i është shtuar listës së profileve të licencës së mësuesisë, teksa nga viti në vit numri i mësuesve ndihmës është dyfishuar në funksion të drejtpërdrejtë të gjithëpërfshirjes dhe vëmendjes së shtuar ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe në sistemin parauniversitar”, tha Kushi./Atsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme