Gjatë muajit Tetor mamografitë do të kryhen deri në 20:00 në mbrëmje, Manastirliu thirrje grave për kontroll

Sociale | 5 vite më parë

Gjatë muajit tetor shërbimi mamografik do ti ofrohet grave dhe vajzave deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu në muajin e ndërgjegjësimit ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit u ka bërë thirrje grave dhe vajzave të bëjnë kontrolle  duke u kutjuar pikat ku është instaluar shërbimi i maografisë. “Dua të ftoj të gjitha gratë për të mos neglizhuar kontrollin ndaj vetes, për të vajtur tek mjeku i familjes, për të kryer vetëkontrollin por mbi të gjitha për të kryer mamografinë. Është një ekzaminim falas që ofrohet në Tiranë në Poliklinikën Qendrore, në maternintetin ‘Mbretëresha Geralidinë’, në QSUT në Spitalin Onkologjik, ashtu sikurse në të gjithë spitalet rajonale në Shqipëri, çdo grua ka mundësi për të vajtur gjatë gjithë orëve të ditës, deri në orën 8 pasdite në çdo ditë të javës gjithashtu edhe ditën e shtunë deri në orën 2 të drekës, çdo grua mundet të vijë dhe të kryejë mamografinë falas”, bëri me dije Manastirliu.

Sipas Urdhrit të MSHMS, gjatë gjithë muajit tetor, në kabinetet e mamografisë, shërbimi do të ofrohet me orar të zgjatur, nga dita e hënë në të premte, ora 8.00-18.00 dhe të shtunën, nga ora 9.00-14.00.

Shërbimi i mamografisë është i shtrirë në Tiranë dhe në të gjitha spitalet rajonale. Pikat e këtij shërbimi janë në spitalet: Vlorë, Durrës, Fier, Lezhë, Kukës, Dibër, Berat, Shkodër, Korçë, Elbasan, Gjirokastër, si dhe në Poliklinikën Qendrore Tiranë, Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme