GJED: Sistemi gjyqësor i Polonisë kundër ligjeve të BE

Regjimi i ri disiplinor i Polonisë për gjyqtarët nuk është në përputhje me ligjin e BE, deklaroi Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian (CJEU).
Në vendimin e saj, gjykata evropiane mbështeti të gjitha pretendimet e bëra nga Komisioni Evropian (KE) dhe vendosi që Polonia nuk ka përmbushur detyrimet e saj sipas ligjit të BE.
Në tetor 2019, Komisioni Evropian vendosi ta dërgojë Poloninë përpara CJEU.
KE argumentoi se Dhoma Disiplinore e Gjykatës së Lartë Polake, e krijuar në 2017 nga koalicioni qeverisës për të marrë masa disiplinore kundër gjyqtarëve, shkeli pavarësinë e gjyqësorit pasi mund të kishte një “efekt kërcënues” mbi gjyqtarët, dhe për këtë arsye kundër ligjit të BE-së.
Gjykata e Luksemburgut deklaroi se dhoma e re disiplinore polake “nuk ofron të gjitha garancitë e paanësisë dhe pavarësisë” dhe se ”mbi të gjitha, ajo nuk është e mbrojtur nga ndikimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv polak”.
Krijimi i dhomës disiplinore ishte pjesë e një rishikimi më të gjerë të sistemit gjyqësor polak, shumë prej të cilave u sfidua nga BE sepse i bëri gjykatat të prekshme nga presioni politik./ ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




