Gjenden 7 kg drogë të fshehura në një furgon në Portin e Durrësit, në pranga dy persona

Një sasi droge prej 7 kilogramë e 300 gramë është zbuluar në Portin e Durrësit mbrëmjen e së premtes (24 maj), ndërsa dy persona kanë rënë në pranga.
Bëhet me dije se droga është zbuluar në një furgon me targa angleze, ndërsa u kap në momentin që po kalonte pikën e kalimit kufitar drejt Italisë.
Sasia e lëndës narkotike ishte fshehur në pjesën e poshtme të sediljes së furgonit, në një vend të fshehtë të krijuar për këtë qëllim, ndërsa ishte ndarë në 7 pako. Personat e arrestuar janë identifikuar si Arjan Doçi 38 vjeç, shoferi i furgonit dhe Mentor Çuni 39 vjeç, pronari i furgonit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kokainë, 4 celularë, fugoni, 3950 euro, 21 700 lekë, 150 korona suedeze dhe 60 franga.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




