Gjeneral Bajram Begaj votohet sot si President! U propozua nga PS, opozita nuk do e mbështesë

Politikë | 4 vite më parë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bajram Begaj do të votohet sot në Kuvend si president i Shqipërisë për 5 vitet e ardhshme, detyrë të cilën do e marrë pas 24 korrikut që i përfundon mandati i presidentit aktual Ilir Meta.

Raundi i katërt i votimit të tij mbahet në orën 18.00, ku Gjeneral Bajram Begaj do të bëhet presidenti i tetë i Republikës së Shqipërisë.

Begaj ishte propozim i Partisë Socialiste dhe do të ketë mbështetjen e tyre në Kuvend gjatë votimit, ndërsa opozita ashtu siç ka paralajmëruar më herët nuk do e votojë këtë kandidaturë pasi e cilësojnë si “kandidat i përcaktuar nga mafia e pronave shtetërore”.

Për votimin e Bajram Begajt opozita u shfaq serish e ndarë, ku kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha se nuk do të marrin pjesë në seancë, ndërsa Sali Berisha, kreu i zgjedhur i PD nga procesi i zhvilluar nga Rithemelimi, tha se deputetë do të jenë në sallë por do votojnë kundër.

Në raundin e katërt të votimit Presidenti zgjidhet me një shumicë të thjeshtë votash, pra 71 vota dhe  PS i disponon votat për zgjedhur e vetme Presidentin e ri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme