Gjenerali ukrainas: Nuk ka asnjë mundësi që lufta të përfundojë brenda vitit 2022

Botë | 4 vite më parë

Gjenerali më i lartë i Ukrainës tha se nuk ka “asnjë rezultat përfundimtar të caktuar” në betejën e vendit kundër Rusisë dhe se suksesi do të jetë i mundur vetëm duke rritur distancën nga e cila Ukraina mund të godasë me raketat e saj forcat pushtuese.

“Vetëm duke balancuar rrezen e veprimit të armëve, mund të arrijmë në një pikë kthese në luftën në vazhdim“, shkroi komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gjenerali Valeriy Zaluzhnyi.

“Ka çdo arsye për të besuar se konflikti nuk do të përfundojë brenda vitit 2022“, shtoi ai.

Në një analizë të gjerë të publikuar nga media shtetërore ukrainase Ukrinform, Zaluzhnyi tha se vendit i duhen më shumë armë për të luftuar forcat ruse.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës, në skenarin më të mirë, janë në gjendje të përdorin raketa të vjetruara dhe të godasin jo më larg se thellësia e pjesës së pasme operacionale të armikut. Nëse Ukraina arrin të marrë armët e duhura, perspektivat operacionale dhe strategjike për vitin 2023 do të duken krejtësisht të ndryshme”, tha ai./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme