Gjenocidi ndaj Çamërisë – RTSH sjell dëshminë e Hajredin Isufit, 92-vjeçarit që jeton për çështjen çame

Ky është Hajredin Isufi, aktualisht 92-vjeçar, por që çdo çast të jetës së tij jeton e frymon për çështjen çame. Në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar ai rrëfen mënyrën e ardhjes së tij në Shqipëri, vështirësitë me të cilat u përballën qindra çamë të shpërngulur dhunshëm nga Çamëria.
Për 92-vjeçarin, komuniteti çam duhet të punojë akoma më fort që çështja çame të marrë rëndësinë e duhur ndërsa ka një mesazh edhe për politikëbërësit.
Në të njëjtën linjë është edhe historian, Pëllumb Xhufi apo edhe emra të tjerë të njohur të komunitetit çam. Në përkujtim të ngjarjeve të dhimbshme të shqiptarëve të Çamërisë, u çel edhe ekspozita “80 vjet gjenocid”, e cila do të qëndrojë e hapur për disa ditë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




