Gjermani, arrestohet një shtetas, akuzohet se tentoi të spiunojë për llogari të Rusisë

Një shtetas gjerman u arrestua të mërkurën me akuzat se u përpoq të spiunonte për Rusinë. Kjo u bë e ditur nga autoritetet gjermane.
I dyshuari, i cili u identifikua vetëm si Thomas H., në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë, u arrestua në shtëpinë e tij në qytetin perëndimor të Koblenz. Banesa dhe vendi i tij i punës u kontrolluan nga policia.
Prokurori federal i Gjermanisë tha në një deklaratë të shkurtër me shkrim se personi i arrestuar punon për ushtrinë gjermane, në zyrën e ushtrisë për pajisje, teknologji informacioni, si dhe mbështetje gjatë shërbimit.
Duke filluar nga maji, Thomas H. filloi të kontaktonte Konsullatës Ruse në qytetin perëndimor të Bonit dhe Ambasadës Ruse në Berlin në disa raste dhe me iniciativën e tij, duke u ofruar të bashkëpunonte me ta.
Në një rast, i dyshuari i kaloi informacionet që kishte marrë gjatë aktiviteteve të tij profesionale me qëllim të përcjelljes së tyre tek një shërbim inteligjent rus, tha zyra e prokurorit.
Hetimi u krye në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën Federale për Kundërzbulimin Ushtarak dhe shërbimin e brendshëm të inteligjencës gjermane, Zyrën Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës. Apnews
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




