Gjermani/ kancelari Scholz merr vendimin: Tre centralet bërthamore do qëndrojnë në funksion deri më 15 prill

Botë | 4 vite më parë

Deri në mes të prillit , tre termocentralet bërthamore të Gjermanisë do të qëndrojnë në funksion me vendimin e kancelarit Olaf Scholz, i cili i dha fund mosmarrëveshjes brendaqeveritare për këtë çështje.

Olaf Solz ka tentuar vazhdimisht të arrijë një marrëveshje me dy partnerët e tij, megjithatë ushtrimi i së drejtës së tij absolute, interpretohet si dështim i përpjekjes për të gjetur një zgjidhje kompromisi.

Sipas një letre të kancelarit drejtuar ministrave përkatës, kuadri ligjor duhet të vendoset menjëherë që termocentralet bërthamore Isar 2, Neckarvestheim 2 dhe Emsland të mbeten në funksion pas datës 31 dhjetor dhe maksimumi deri më 15 prill.

Tre termocentralet e mbetura bërthamore të Gjermanisë do të çmontoheshin përgjithmonë në fund të këtij viti, sipas qeverive të mëparshme, megjithatë ky afat është shtyrë./ CNN.gr

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme