Gjermania, çmim tavan të gazit natyror dhe energjisë elektrike nga muaji mars

Nga muaji mars, në Gjermani do të zbatohet tavani i çmimit maksimal të gazit natyror dhe energjisë elektrike. Ministri i Ekonomisë, Robert Hambeck, paraqiti një projektligj prej 96 faqesh të martën në mëngjes për të ulur çmimin e gazit natyror dhe energjisë elektrike.
Kostoja e projektit vlerësohet nga Ministria në 54 miliardë euro dhe parashikon që individët privatë dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të paguajnë 80% të konsumit të gazit natyror dhe energjisë elektrike me përkatësisht 12 dhe 9.5 cent/kWh.
Konsumatorët industrialë do të paguajnë 70% të konsumit të gazit natyror dhe 80% të konsumit të ngrohjes me përkatësisht 7 dhe 7.7 cent/kWh.
Propozimi i Hambeck pritet të miratohet nga kabineti të mërkurën dhe më pas të përcillet në parlamentin federal, ku duhet të votohet deri në fund të vitit e më pas të zbatohet nga ofruesit e energjisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




