Gjermania: NATO s’mund të pranojë anëtarë të rinj ndërsa ata janë në luftë

Botë | 3 vite më parë

Gjermania ka theksuar se NATO ndjek politikën e dyerve të hapura për anwtarwsimin e vendeve, por që kjo nuk mund të ndodh kur një vend është në mes të luftës, duke iu referuar Ukrainës.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se pranimi i një anëtari të ri nuk mund të bëhet ndërkohë që vendi është në luftë.

“Politika e dyerve të hapura të NATO-s mbetet në fuqi, por në të njëjtën kohë është e qartë se nuk mund të flasim për pranimin e anëtarëve të rinj (të cilët janë) në mes të një lufte,” tha Baerbock gjatë një takimi i të NATO-s në Oslo.

Në një takim jozyrtar në Oslo anëtarët e NATO-s kanë rënë dakord në parim që Ukraina do t’i bashkohet aleancës sapo të përfundojë lufta me Rusinë.

“Vendi i merituar i Ukrainës është në NATO. Me kalimin e kohës, mbështetja jonë do t’ju ndihmojë ta bëni të mundur”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme