Gjiknuri: Kundër vetingut të politikanëve dhe pro Reformës Zgjedhore

Politikë | 5 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri shprehu mendimin kunder vetingut të politikanëve“Unë e dhashë përgjigjen time pak më parë. Shqipëria ka legjislacion të mjaftueshëm për të bërë pastërtinë e figurës së politikanëve. Ne kemi ILDKPI për deklarimin e pasurisë, është ligji i dekriminalizimit si dhe është dhe vota e qytetarëve në fund”, tha Gjiknuri.

Për sa i përket Reformës Zgjedhore, ku dhe ai është bashkëkryetari i propozuar nga socialistët, Gjiknuri, theksoi se PS pret të vijë opozita dhe së bashku të caktohen sa më parë grupet e punës.“Unë në fakt pres të vijë opozita dhe të caktojnë dhe njerëzit e tyre për Reformën Zgjedhore. Ka një eksperiencë si nis Reforma Zgjedhore, ajo nis nga rekomandimet e OSBE-ODHIR. Ne i kemi tashmë rekomandimet e OSBE-ODHIR dhe le të fillojmë nga puna”, vijoi Gjiknuri.

Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste tha se selia rozë është e gatshme të futet në garë në të gjitha bashkitë, ku do të shpallen zgjedhjet lokale nga gjykata Kushtetuese dhe që do të dekretohen nga presidenti.“Patjetër që Partia Socialiste është e gatshme të konkurojë në të gjitha bashkitë që do të ketë zgjedhje dhe që do të dekretohen nga presidenti”, tha Gjiknuri sot në një prononcim për mediat.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme