Gjiknuri në Korçë: Riorganizim i PS-së për sfidat e mandatit të tretë

Politikë | 5 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri zhvilloi sot një mbledhje me strukturat e partisë në qarkun e Korçës, ku diskutoi për riorganizimin e PS-së dhe për sfidat e mandatit të tretë.

“Mandati i tretë është një mandat i paprecedent më parë, sepse asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka pasur 3 mandate më parë, por pikërisht udhëheqja në mandatin e tretë kërkon sfida të reja nga ana e PS-së”, tha Gjiknuri.

Ai theksoi se “në takim kemi diskutuar për procesin e riorganizimit që fillon që nga digjitalizimi i gjithë anëtarësisë dhe riorganizimin e gjithë strukturave”.

“PS duhet të jetë në gjendje të ndërtojë një strukturë elektorale kurdo që të jenë zgjedhjet, qofshin ato vendore apo politike. Ky proces, edhe ndryshimet e reja në sekretariatin e PS-së u bënë për këtë qëllim, që partia të jetë sipas kërkesave që kërkon mandati i tretë si forcë e aftë politikisht për të konkurruar në çdo kohë”, tha Gjiknuri.

Ndërkohë drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Korçës, Niko Peleshi tha se “në takim janë hequr vijat kryesore të rioganizimit të partisë dhe jetësimit të disa normave që PS ka vendosur pas Kongresit”. “Në Kongresin e PS-së, kryetari i partisë ka kërkuar që PS t’i përqaset një fryme të re”, tha ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme