Gjiknuri: PS është gati për zgjedhje të pjesshme vendore

Politikë | 5 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi sot se, Partia socialiste është gati për zgjedhje të pjesshme vendore. Ai tha për mediat në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS se Gjykata Kushtetuese nuk duhet ta vonojë më vendimin pas publikimit të opinionit të Venecias, duke theksuar se presin që 45 ditë nga ky vendim, presidenti të shpallë ditën e zgjedhjeve. “Një fokus i përditshëm me strukturat re partisë. Një organizim siç e kërkon koha me aspektet digjitale për të pasur organizim më të mirë. Ne gati jemi për zgjedhje të pjesshme vendore në presidenti do i dekretojë ato. Gjykata Kushtetuese nuk ka pse ta vonojë më vendimin. Brenda 45 ditësh nga vendimi presidenti duhet të dekretojë zgjedhjet. PS ka qenë partia që fitoi zgjedhjet”, tha Gjiknuri.

Për ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore, Gjiknuri tha se, “është një komision që në traditën e çdo kohe në parlamentin shqiptar ka qenë një komision bipartizan dhe ne, pas marrjes së kërkesës së PD-së, shumë shpejt besoj, procedurat parlamentare do të vendosin ngritjen e përbashkët të këtij komisioni dhe unë nuk shoh ndonjë pengesë”.
“Ne e kemi thënë vazhdimisht, që për çështje të cilat, ka një traditë parlamentare, që është bashkëpunimi dhe ka një nevojë që kanë dalë edhe disa rekomandime nga raporti i ODIHR, PS dhe PD dhe të tjerë duhet të jenë pjesë e një komisioni të reformës zgjedhore”, tha Gjiknuri.
“Ne presim që do të ulemi në atë tryezë. Jam i bindur që edhe PD do të ketë propozimet e saj. Edhe ne kemi propozimet tona. Gjithmonë bazuar në rekomandimet që ka dhënë OSBE-ODIHR në raport. Dhe natyrshëm për çështje të tjera të përbashkëta që mund të krijojmë konsensus. Pra ka një traditë të formuar tashmë. Ne e bëmë me PD-në, kur ata nuk ishin pjesë e parlamentit dhe jo më tashmë që janë parlament dhe ky proces është mëse normal”, tha Gjiknuri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme