Gjikondi: Ja pse Veliaj u markua nga Spiropali dhe Manastirliu

Juristja Brisida Gjikondi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, deklaroi se Rama bëri shumë mirë që vendosi edhe dy zonja në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj në Tiranë, i cili, sipas saj, edhe për shkak të problemeve me SPAK-un i ka rënë shkëlqimi.
“Para 3 vitesh, në një debat me Ramën, ai tha se do rriten pensionet kur të dalë naftë në Shpirag. Këto tullumbace duhen shfryrë. Asambleja e PS ishte një makijazh për një grua të vjetër. Nëse do ndjente pulsin e shqiptarëve, ai nuk duhej të mbante atë fjalim që mbajti. Duhej të fliste dhe për shumë zyrtarë të lartë të PS në qendër dhe në bazë, që rezultojnë në afera korrupsioni, dhe duhej të kërkonte një falje. Për Tiranën ka bërë mirë që ka dubluar Veliajn, i cili ka probleme me SPAK dhe performancën. Veliajt i ka rënë mbështetja. Shihet qartë. Pamë dhe rezultatet dobëta në Kavajë dhe Rrogozhinë. Rama mendon se dy zonjat do të sjellin më shumë vota.”, tha Gjikondi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




