Gjikondi: Masiviteti në takimet me diasporën, meritë e Ramës

Juristja Brisida Gjikondi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH ia adresoi kryeministrit Edi Rama, figurës dhe personalitetit të tij, masivitetin e takimeve me diasporën jashtë vendit.
Sipas saj, Rama e ka pikë të fortë artikulimin.
“Shqipëria është kthyer në një pikë të fortë të turizmit. Shumë italianë tani vijnë dhe janë në Tiranë. I shohim thuajse në të gjitha rrugët e Tiranës. Është zhvillim pozitiv. Nuk ka më inferioritet nëse thua se jam shqiptar. Kjo është një arritje jo e vogël. Duhet ti japim hakun. Shqiptarët janë integruar dhe kanë ecur shumë, por Italia është një shoqëri që nuk i hap shumë dyert. Përparimi i Shqipërisë në turizëm dhe në zhvillimin urban i jep krenari çdo shqiptari për tu mburrur me vendin e tyre. Nuk është e vërtetë se Rama shkon t’iu hedhë ‘hi syve’ emigrantëve, sepse dihet që ata janë të gjithë të informuar me zhvillimet në Shqipëri. Pesha kryesore për masivitetin i bie Ramës. Shumë nga ata që e shoqërojnë janë shushunja në kurriz të Ramës”, tha Gjikondi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




