Gjikondi: PS është në krizë morale. Rama kritikoi socialistët pse nuk ka ‘like’

Politikë | 3 vite më parë

Në emisionin ‘3D’ në RTSH, juristja, Brisida Gjikondi deklaroi se PS është në një krizë të thellë morale dhe se Rama është tërësisht jashtë realitetit pasi kritikon socialistët pse s’ka ‘like’.

“Pashë një asamble që u mor me organizimin, por jo me moralin. PS është në krizë morale ndaj, s’ka pasion, rrinin si të tulatur. PS duhet tu ofrojë shqiptarëve një falje të madhe. Ajo ka strehuar njerëz të korruptuar, mëkatarë në rradhët e saj. Asambleja ishte formale dhe shoë i radhës i Ramës. E bëri meqë po vjen dhe Blinken. Nuk foli për SPAK-un sepse vjen Blinken. Ishte Asamble për inerci. PS ka probleme të thella me moralin në lidhje me popullin. Për opozitën as nuk ja vlen të them gjë. Kryetari i asaj partie shumicën e bashkëpunëtorëve i ka me probleme me drejtësinë. Ai u detyrohet shqiptarëve për të gjitha ato problematika në qeverisje, bashki. I është ‘shpuar varka’ pasi ka humbur vlerën e moralit. PS është në kalbëzim të madh. Mund të sajoj disa vota, por nuk është ajo që duhet të presë një parti. Ai përdor slogane mobilerish për konceptin e partisë. Kritikon pse nuk ka like në Facebook! Është absurde. Ka bërë rrugë të bukura, por ena është pa pikë morali. Ai është shkëputur nga realiteti.”, tha Gjikondi.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme