Gjikondi: Pse u bllokua vetingu në Polici? Krerë të Policisë merrnin rrogë nga krimi

Aktualitet | 2 vite më parë

E ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSh, juristja Brizida Gjikondi u shpreh se krerët e larte te policisë se shtetit janë te kapur pas krimit, për më tepër juristja u shpreh se është bllokuar vetingu i policisë së shtetit apo testi i drogës ndërsa për sa i përket telefonatave më shumë ka qenë i interesuar SPAK.

“Aty ka një kapje vertikale nga krerët e lartë të policisë së shtetit deri poshtë. Është bllokuar vetingu i policisë së shtetit, është bllokuar testi i drogës, edhe kjo e çmontimit të gjithë telefonatave më shumë ka qenë i interesuar SPAK-u se sa policia”, tha Gjikondi.

Sakaq juristja Brizida Gjikondi u shpreh se krerët e lartë të policisë së shtetit kanë qenë kultivues së hashashit ndërsa ajo theksoi se po këto marrin dopio rrogë si në shtet ashtu dhe nga krimi i organizuar.

“E dimë shumë mirë sepse Shqipëria është e vogël që krerët e policisë së shtetit kanë qenë kultivues së hashashit por ka shumë krerë të policisë që marrin dopio rrogë dhe nga krimi dhe nga shteti por rrogën më të majme e kanë marrë nga krimi i organizuar”, u shpreh Gjikondi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme