Gjirokastër, Berisha sulmon Bashën

Politikë | 5 vite më parë

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në ‘Foltoren’ në Gjirokastër, ka ironizuar Kryedemokratin Lulzim Basha duke thënë se ai ka frikë nga vota.

“Kur ai merr mandatin e tretë dhe opozita tregoi paaftësitë e saj më të mëdha në përballjen me të. Duke ardhur në Gjirokastër, shoh titujt e gazetave, Rama- Basha Lublanë, Berisha në Gjirokastër. Unë vij si një njeri i lirë tek ju. Ne mblidhemi në një kohë kur Lulzim Basha në 8 vite e udhëhoqi PD nga disfta në disfatë, nga dështimi në dështim, nuk ishte në gjendje të kurorëzojë një nismë përveç dekreminalizmit.

 Vijmë kur në zgjedhjet e 25 Prillit  pas këtij seriali, e konsideroi masakër zgjedhore. Isha i bindur se Rama plaçkiti vota, por ne nuk ifituam zgjedhjet. Por detyrë tani dilte që ne të bënim gjithçka për ta vënë në sanksion Edi Ramën, për atë që bëri. Basha në vend që të merrej me djersën tuaj po merret me karrigen e tij. I harroi të gjitha. Ne vijmë jo vetëm si një opozitë e vjedhur nga Rama por si një opozitë tradhtuar nga Basha. Ai nuk flet më as për masakër as për votë. Basha votohob. Ai ka tmerr nga vota. Basha do të mbahet mend si njeriu që ka frikë nga vota.

Edhe pse është një premtim i Bashës për primaret, Berisha theksoi se ne do të bëjmë gjithçka që të vendosim primaret. “Ky një gjë është i sigurt ne do të vendosim në primare. Kryetari i partisë nëse humb zgjedhjeet duhet të japë dorëheqjen. Këtë do ta vendosim në statut, duhet të largohet. Edhe për humbjen në zgjedhjet lokale, kryetari duhet të japë dorëheqjen dhe të kandidojë si i dorëhequr. Për tu bërë kryeministër do të votohet në primare. Po, po!”, tha Berisha. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme