Gjirokastër rrugë e fshatra të bllokuara dhe pa energji elektrike .

Sociale | 6 vite më parë

Fshatra të bllokuar , mungesë të energjisë elektrike ,rrugë e toka bujqësore nën ujë  kjo është situata pas reshjeve të shiut të cilat vijojnë me intesitet në  qarkun e Gjirokastrës . Aktualisht  në Gjirokastrër  për shkak të rëshqitjes së rrugës është bllokuar plotësisht fshati Zhulat , ndërsa një tjetër rrugë e shembur  është shënuar në orët e para të mëngjesit në lagjen Dunavat  duke izoluar disa familje . Menjëherë pas kësaj situatë është ngritur shtabi I emergjencës pranë bashkisë Gjirokastër  për të ndërhyrë në terren me mjetet e tonazhit për aktivizimin e një aksi provizor për banorët . Nga ana tjetër  të rrezikuar vijojnë të jenë në Gjirokastër 15 familje në lagjen “Punëtori” për shkak të rëshkitjes së tokës në këtë zonë . Vështirësi ka patur në përrenjtë e qytetit dhe njësive administrative si Lazarat e zonën e Lunxhërisë . Drejt  bllokimit është edhe aksi Tepelenë Gjirokastër , pasi uji në pikën turistike të Viroit ka vësrhuar në rrugë duke bërë bllokim të pjeshëm të këtij aksi . Në  qytetin e Tepelenës  lumi Vjosë ka rritur në nivelin më të lartë duke vërshuar në disa hektarë toka bujqësore . Aksi  Ura e Lekëlit – Dragot për shkak të rëshkitjeve ka patur problematikë në qarkullimin rrugor . Në Memaliaj  përvec pushtetit të ujit në zonën e fshatit Qesarat  I cili ka përmbytur  disa toka bujqësore , problematikë është mungesa e energjisë elektrike . Sipas të dhënave nga bashkia e Memaliajt  në njësinë administrative Buz janë 10 fshatra pa energji elektrike , pa energji është njëherazi edhe fshati Luftinjë e disa fshatra të njësisë administrative Qesarat.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme