Gjirokastër – Të rinjtë drejt punësimit, sektori i turizmit një mundësi me 130 të punësuar

Ekonomi | 1 vit më parë

Në muajt e parë të vitit 2025, në qarkun e Gjirokastrës janë mundësuar rreth 130 ndërmjetësime për punësim të të rinjve, kryesisht në sektorin e turizmit.

Grupmoshat që kanë përfituar variojnë nga 16 deri në 29 vjeç, ndërkohë që aktualisht pranë zyrave të punës janë të regjistruar rreth 500 të rinj si punëkërkues të papunë.

“Kemi 134 ndërmjetësime, nga të cilat mbi 30 janë vetëm në fushën e turizmit,” tregon Marseda Xarba, shefja e Drejtorisë Rajonale të Punësimit në Gjirokastër.

Në vëmendje të zyrave të punës mbetet jo vetëm ndërmjetësimi për punësim, por edhe orientimi profesional i të rinjve, sidomos në periudhën e sezonit turistik, kur kërkesa për fuqi punëtore është në rritje.

“Ftojmë të gjithë të rinjtë në këtë moshë që të vijnë të regjistrohen dhe pse jo, të shikojnë të gjitha vendet vakante që janë në fushën e turizmit. Tani jemi në pikun e sezonit turistik, ndaj numri i vendeve vakante do të vijë duke u rritur,” apelon znj. Xarba.

Ndërsa Gjirokastra dhe qytetet përreth vijojnë të përjetojnë një rritje të ndjeshme të turizmit, institucionet e punësimit po përpiqen të përfshijnë sa më shumë të rinj në tregun e punës, duke e parë këtë si një mundësi për zhvillim ekonomik dhe për të frenuar largimin e tyre nga vendi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme