GJKKO dënon me 2 vite burg ish-kryebashkiakun Lefter Alla

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla.
Ky i fundit u dënua me 3 vite heqje lirie, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe përfundimisht do të vuajë 2 vite burg, si dhe iu ndalua ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite.
Alla u arrestua më 15 mars të këtij viti bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.
Lefter Alla dhe zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës akuzohen për “shpërdorim detyre”, “Shkelje të barazisë në tendera” dhe falsifikim të dokumenteve, në lidhje me projektin e një ujësjellësi në Bulqizë me vlerë 3.2 milionë dollarë.
SPAK ka argumentuar se ish-kryetari i Bashkisë ka kryer disa shkelje penale gjatë procedurës së prokurimin publik për ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë në një lagje të Bulqizës me vlerë 3.2 milionë dollarë.
Sipas SPAK, ai dhe zyrtarët e tjerë ia kanë dhënë tenderin operatorëve “Eglandshpk” dhe “BE-IS shpk”, duke kryer shkelje ligjore, ndërsa punimet janë kryer nga firma “OE 2AF Albaniashpk”, e cila zotërohet nga një i afërm i kryetarit të bashkisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




