“Gjuha jonë arbëreshe është në rrezik”, organizohet për herë të parë veprimtaria “Ditët e librit arbëresh”

Kulturë | 4 vite më parë

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), përgjatë 3 ditëve, organizon për herë të parë veprimtarinë “Ditët e librit arbëresh”, e cila do të hedhë dritë mbi aspekte të panjohura të prodhimtarisë studimore, letrare e artistike të autorëve bashkëkohorë të komuniteteve arbëreshe në Itali.

Janë 15 personalitete të kulturës bashkëkohore arbëreshe nga Kalabria e Sicilia, që përmes ligjëratave të tyre, do të shpalosin disa prej veprave më përfaqësuese të sferës shpirtërore arbëreshe.

Ata nuk denjojnë të shfaqin entuziazmin e tyre, që për herë të parë u jepet një hapësirë e tillë promovimi në vendin e të parëve, por nga ana tjetër shprehin shqetësimin e tyre të madh, duke pohuar se “Gjuha jonë arbëreshe është në rrezik”.

Kjo është edhe arsyeja pse, pasardhësit e tyre, fillojnë e flasin gjuhën amë arbëreshe pas të 20-ave.

Përfaqësuesit arbëreshë kanë arritur të grumbullojnë 500 libra të dekadave të fundit dhe materiale arkivore, të cilët do t’i dhurohen QSPA-së. Kjo veprimtari u shoqërua edhe me çeljen e tre ekspozitave: ajo e librave, njëra me fotografi mbi jetën e gruas arbëreshe dhe e treta me krijime, piktura të bëra nga një artiste e re arbëreshe, mbi Danten e udhëtimin e tij.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme