Gjurmët çojnë në Zvicër: Arrestohen dy persona qe kishin lidhje me Kujtim Fejzullahin

Botë | 6 vite më parë

Të hënën në mbrëmje ndodhi një sulm terrorist në qendër të Vjenës. Gjurmët e veprës tani me sa duket çojnë edhe në Zvicër. Policia e Austrisë formoi task-frocën “Vjena”, me qëllim që kontrollohet nëse aktet në Vjenë kishin lidhje edhe me Zvicrën. Gjatë pasdites së sotme kjo task-forcë arrestoi dy persona të tjerë të cilët dyshohet se kishin lidhje me Kujtim Fejzullahun. Ky i fundit, njëri nga autorët e sulmit terrorist.

Arrestimi i dy personave, 18 dhe 24-vjeçar u bë në qytetin e Winterthur. Qytet ky që gjendet afër kufirit me Gjermaninë. Të dy personat u arrestuan në koordinim me autoritetet austriake nga njësia speciale EG Diamant në Winterthur.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Zvicrës përmes një postimi në twitter.

“Hetimet e policisë kanë identifikuar dy shtetas zviceranë midis moshës 18 dhe 24 vjeç. Të dy burrat u arrestuan në Winterthur të martën pasdite në koordinim me autoritetet austriake, ”tha policia e kantonit të Cyrihut në një deklaratë.

 

Lidhja e mundshme “midis dy personave të arrestuar dhe autorit të dyshuar në sulmin terrorist, aktualisht është objekt i hetimeve dhe kërkimeve të vazhdueshme nga autoritetet përkatëse”, thuhet në njoftim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme