Gjykata cakton masën e sigurisë për 4 personat që u arrestuan në magazinën me kanabis

Gjykata e Korçës ka caktuar masën arrest me burg për katër të arrestuarit e operacionit “Voskopi”, të cilët kishin kthyer një magazinë në ambiente për përpunimin e lëndës narkotike.
Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për të arrestuarit që u kapën në magazinën me 195 kg lëndë narkotike cannabis sativa,
Kjo masë u vendos për Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj.
Magazina me drogë në fshatin Voskop ishte marrë me qira nga shtetasi Sadriano Duçi i shpallur në kërkim, i cili kishte futur sasinë e drogës që përpunohej nga tre gra të cilat po proçedohen në gjendje të lirë.
Për këta shtetas rëndojnë akuzat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”, ”Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Moskallëzim Krimi”
Vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen pasi dyshohet se ka persona të tjerë të përfshirë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




