Gjykata e Apelit lë në fuqi sekuestron e 3 milionë eurove pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri!

Aktualitet | 2 vite më parë

Gjykata e Apelit e GJKKO la në fuqi sekuestron me vlerë 3 milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri.

Bistri është arrestuar si pjesë e dosjes “Metamorfoza” pasi dyshohet se në vitin 2016 është përfshirë në veprimtari kriminale. 

Ndaj tij Bistrit është ngritur akuza për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Atij i janë sekuestruar disa prona. Bëhet fjalë për 22 dyqane, ambiente biznesi, 10 apartamente, 1 vilë, 1 truall, 1 garazh dhe 1 automjet.

Vlera totale e blerjes së pasurive të sekuestruara sipas çmimeve të përcaktuara në kontratat noteriale është 3.091.519 Euro.

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme